Indi, përmbytjet, mijëra të humbur

01/07/2013 15:50

Rreth 3 mijë persona konsiderohen të humbur pas përmbytjeve dhe shkarrjeve të tokës që goditën në fundjavë shtetin indian të Uttarakhandit, informoi guvernatori i zonës ditën e hënë.

Mbi 800 persona janë konfirmuar të vdekur deri tani, por guvernatori Vijay Bahuguna pranoi se është ende herët për të folur për një bilanc të qartë të kësaj fatkeqësie.

Rreth 100 mijë persona janë shpërngulur prej zonave kryesore të dëmtuara nga përmbytjet.

Musonet dhe shirat e rrëmbyer që ato goditën javën e shkuar Uttarakhand janë më të fuqishmit në 80 vitet e fundit.

Lumenj të dalë nga shtrati kanë marrë me vete dhjetëra fshatra dhe dëmtuar edhe disa resorte natyrore tepër të frekuentuar nga turistët.

Top Channel