Egjipt, ultimatum presidentit

01/07/2013 15:25

Protestuesit anti-qeveritarë në Egjipt mësynë selinë e “Vllazërisë Myslimane” në kryeqytetin Kajro. Mediat raportojnë se njerezit kanë grabitur ndërtesën në lagjen lindore Mokatam dhe i vunë asaj flakën.

Të hënën, protestuesit sulmuan ndertesen gjashte-kateshe dhe nisën të hedhin sende nga dritaret, simbolin e “Vllazerise Myslimane” dhe flamurin egjiptian. Kreret e Levizjes akuzuan policine se nuk ka mbrojtur seline e tyre. Prej te dieles, te pakten 11 persona kane humbur jeten ne perleshjet jashte saj.

Miliona njerëz moren pjese ne protestat e organizuara në të gjithe vendin te dielen, për të kërkuar doreheqjen e Mursit.

Levizja opozitare “Tamarod” ka caktuar të martën si afat të fundit, për ikjen e presidentit, Mohamed Mursi.

Nëse ai nuk lë pushtetin apo nuk i hap rrugen zgjedhjeve te reja presidenciale, atehere do të përballet me nje fushatë mosbindje civile. “Tamarod” perjashtoi mundesine e dialogut me Presidentin.

Te dielen, kjo levizje deklaroi se ka mbledhur 22 milione firma ne mbeshtetje te saj. Protestuesit akuzojnë Presidentin se ka deshtuar, prej nje viti, për të përballuar problemet ekonomike dhe ato të sigurisë.

Ndersa perkrahesit nga ana tjeter kembengulin se Mohamed Mursit i duhet me shume kohe. Ne nje interviste te publikuar te dielen, presidenti Mohamed Mursi perjashtoi thirrjet per zgjedhje te reja presidenciale ne Egjipt.

Top Channel