Brazil, përleshje gjatë finales së Konfederatave

01/07/2013 00:00

Protestuesit në Brazil janë përleshur me policinë gjatë finales së Kupës së Konfederatave mes vendasve dhe Spanjës në Rio de Zhaneiro.

Policia u mundua të shpërndante turmën që ishte mbledhur në afërsi të stadiumit Maracana’ me gaz lotsjellës.

Protestat në Brazil kanë nisur rreth një muaj më parë, fillimisht për të kundërshtuar rritjen e çmimit të transportit publik, por më pas u drejtuan nga shpenzimet e vendit për të mirëpritur Kupën e Botës 2014.

Protestuesit kanë bërë të qartë se Brazili ka probleme shumë më të mëdha për të zgjidhur dhe se paratë që kanë shkuar për stadiume, mund të përdoreshin për të zgjidhur problemet e shëndetësisë, arsimit dhe strehimit që vuan vendi.

Top Channel