Haradinaj kritikon të gjithë

30/06/2013 00:00

Pavarësisht mbështetjes së dhënë për shumë cështje, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk nguron të kritikojë qeverinë e Kosovës kur ndodhet para mbështetësve të tij.

Ai e cilësoi të dobët qeverisjen e kryeministrit Hashim Thaçi, e cila ka bërë që Kosova të shënoj regres në shumë sektorë.

Haradinaj kritikoi edhe rivalët e tjerë politikë. Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas tij, është subjekt politik me trashëgimi të cmuar, por pa vlera të reja, ndërsa Vetëvendosje ka hyrë në një rrugë të gabuar veprimi.

Këto komente Haradinaj i bëri në Kuvendin e Punës së AAK-së për Prishtinën. Duke folur për kandidatin e AAK-së për kryetar të Prishtinës, Besnik Tahiri, Ramush Haradinaj vlerësoi se Tahiri  është personi i duhur i cili duhet të udhëheqë Prishtinën. Kjo, sipas Haradinajt, sepse Tahiri  është provuar  për punë të  përgjegjshme dhe ka profilin përkatës për qeverisjen e pushtetit lokal.

Top Channel