Sulmohet me granatë shtëpia e dëshmitarit bashkëpunues të Prokurorisë së Eulex-it, Nazim Bllaca. Kjo u bë e ditur nga vetë Bllaca.

Në një njoftim nga adresa e tij personale, Nazim Bllaca shkruan se të shtunën në orën 23:03 shtëpia ku jeton  është sulmuar me granata-hedhës.

“Të lënduar nuk ka pasi shtëpia  është goditur nga pjesa lindore”, shkruan Bllaca në e-mail-in e tij dërguar mediave. Ende nuk dihet kush e ka kryer sulmin ndërsa forca të shumta policore ndodhen në vendin e ngjarjes, bëjnë të ditur burime policore.

Nazim Bllaca, i vetshpallur agjent i Sherbimit Informativ të Kosovës, ka dëshmuar në disa cështje penale deri më tani. Për shkak të dëshmive të tij gjykata ka arritur të provojë fajësinë për gjashtë persona.

Shpresim Uka, Sadik Abazi, Shaban Syla, Bekim Syla, Driton Hajdari janë dënuar me 54 vjet burg. Bekim Syla, Shpresim Uka dhe Driton Hajdari ndodhen në arrati. Fahredin Gashi është dënuar më 17 burg. Me 3 korrik pritet të nisë gjykimi i vet Nazim Bllac ës për vrasjen e Ibush Kllokoqit.

Top Channel