Ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracy Ann Jacobson ka publikuar në
profilin e saj në rrjetin social Twitter një foto ku tregon lëndimet e
marra në krahun e saj ditën e ratifikimit të paktit Kosovë-Serbi në
Kuvendin e Kosovës.

Në foto Jacobson tregon të mavijosurat në krahun e saj, të shoqëruara me mesazhin: “Po e përshtat lëndimin tim me fustanin”.

Ndërkohë, kryeministri kosovar Hashim Thaçi ka dënuar veprimet e aktivistëve të Vetëvendosjes, të cilët tentuan të pengonin ambasadoren amerikane të hynte në Kuvend.

Thaçi gjithashtu është shprehur se, “asnjë veprimi i izoluar nga kushdo qoftë nuk do të mund të dëmtojë relacionin e përjetshëm të shtetit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Një ditë pas protestave të VV, Departamenti amerikan i Shtetit reagoi duke thirrur në një takim ambasadorin e Kosovës në Uashington, Akan Ismajli.

Mediat kosovare raportuan se zyrtarët e Departamentit u ankuan për dështimin e shtetit të Kosovës në dhënien e sigurisë së nevojshme për ambasadoren Jacobson.

Top Channel