“Fitch”, SHBA vlerësohet me “AAA”

29/06/2013 04:50

Agjencia Fitch konfirmon vlerësimin me “AAA” ndaj Shteteve të Bashkuara, edhe pse opinioni mbetet negativ.

Komunikimi vjen nga vet agjencia përmes një njoftimi, ku nënvizohet se do të kryejë një rishikim të mëtejshëm të klasifikimit të SHBA-ve, brenda 2013-s.

Sipas Fitch, SHBA-të do të kenë një rritje të Produktit të Brendshëm Bruto me 2,8% në 2014-n dhe një rritje mesatare prej 3 % mes 2015-2017-s.

Konfirmimi i klasifikimit reflekton “themelet e forta ekonomike dhe të kredidhënies”, bën të ditur agjencia.

Brazil, arrestohet deputeti i arratisur
Rasti i parë që prej 1988-s, akuzohet për korrupsion

Dy ditë pas arratisjes, është arrestuar nga policia braziliane deputeti federal, Natan Donadon, i partisë së Lëvizjes Demokratike Braziliane, aleate e qeverisë së Dilma Rousseff.

Donadon është parlamentari i parë që përfundon në burg nga Kushtetuta e 1988-s. Në 2010-n ai u dënua me 13 vjet e 4 muaj heqje lirie, për konspiracion dhe përvetësim.

Në lidhje me këtë ngjarje, të mërkurën ishte lëshuar një mandat arresti.

Burg përjetë amerikanes, që i preu “gjenitalin”
Akuza ndaj ish-bashkëshortit, ia këputi dhe ia hodhi në koshin e plehrave

Catherine Kieu, 50 vjeç, mund të kërkojë lirim me kusht vetëm pas 7 vjetësh. Avokatët e saj thanë se ajo kishte probleme mendore e shëndetësore, që i janë shkaktuar prej abuzimit kur ishte fëmijë dhe prej ish-të shoqit të saj.

Por, viktima tha se ai kishte humbur pjesën e mbetur të jetës së tij dhe identitetin, pas sulmit të saj.

Kieu sulmoi ish-burrin e saj me një thikë në korrik 2011, pasi i kishte dhënë më parë pilula gjumi, bënë të ditur prokurorët. Ajo e lidhi më pas në krevat, thanë ata.

Policia kishte njoftuar se çifti ishte duke u divorcuar përpara momentit të sulmit. Kieu u tha zyrtarëve, të pranishëm në vendngjarje, se “ai e meritonte atë”, gjithnjë sipas policisë.

Top Channel