Spiropali indiferente ndaj kaosit e tensionit në Kuvend, qëndron krejt e qetë në vendin e saj
Kryeministri Berisha priti të premten në një takim lamtumire,
ambasadorin e OSBE ne Tiranë, zotin Eugen Wollfarth, me rastin e
përfundimit të mandatit të tij në vendin tonë.
Kryeministri Berisha e falënderoi ambasadorin Wollfarth për bashkëpunimin dhe iu uroi atij sukses të plotë në detyrat e mëtejshme.
Nga ana e tij, Ambasadori Wollfarth e falenderoi përzemërsisht Kryeministrin Berisha për bashkëpunimin që qeveria shqiptare dhe Kryeministri Berisha i kanë ofruar misionit të OSBE gjatë kësaj periudhe dhe i shprehu kryeministrit vlerësimet më të larta për progresin e jashtëzakonshëm që Shqipëria ka shënuar gjatë kësaj periudhe në të gjitha fushat.
Top Channel