
Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, përfshirë zyrën e përfaqësuesit special të BE-së, përgëzuan Kuvendin e Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes së parë të parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhenieve në mes të Kosovës dhe Sërbisë.
“Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në procesin e normalizimit në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe me këtë rast përshëndesim kurajon dhe bindjet e deputetëve mbështetja e të cilit vënë interesat e qytetarit të Kosovës në rend të parë. Ky ratifikim, jo vetëm qe forcon sovranitetin e Kosovës por edhe sjell stabilitet në rajon, si dhe avancon integrimin e Kosovës në Europën e lirë dhe paqësore”, thuhet në deklaratë.
“Dënojmë fuqishëm veprimet e dhunshme të Vetëvendosjes dhe të disa përkrahësve të tyre brenda dhe jashtë Kuvendit, të ndërmarra sot (të enjten). Duke respektuar të drejtën legjitime dhe demokratike për të protestuar, dhuna dhe frikësimi drejtuar kundër anëtarëve të zgjedhur të Kuvendit, zyrtarëve të saj dhe anëtarëve të bashkësisë ndërkombëtare, janë të papranuara”, vijon deklarata.
“U bëjmë thirrje të gjitha grupeve politike që në të ardhmen, të përmbahen nga sjelljet jodemokratike të këtij lloji dhe zgjedhin mospajtimet nëpërmjet negociatave paqësore dhe konsensusit”, mbyllet deklarata e përbashkët e ambasadorëve.
Top Channel