Topi: Qytetarët vendosën për rotacion

28/06/2013 00:00

Kreu i Frymës së Re Demokratike, alternativë, e cila mbeti
jashtë parlamentit u shpreh publikisht se pranon rezultatin zyrtar të
zgjedhjeve, ndërsa ftoi qeverinë e ardhshme që të mbajë premtimet e
dhëna.

“Vendi ka nevojë për mirëqeverisje, sikurse ka nevojë për një opozitë serioze të angazhuar. Kemi rezervat tona mbi votat ‘de facto’, por ky ishte nje fenomen që pritej, pasi ne nuk kishim komisionerët tanë nëpër qendrat e numërimit”, tha Bamir Topi.

Kreu i FRD-së theksoi se qytetarët morën vendim për rotacion politik dhe krijimin e një maxhorance të re politike, duke shtuar se vendimi i qytetarëve mund të komentohet, por jo të diskutohet.

Po ashtu Topi shprehu falenderim për 30 mijë qytetarë të cilët zgjodhën FRD-në, mbi 10 mijë prej tyre në Tiranë.

Kreu i FRD-së shprehu shqetësimin për ndëshkimin që i është bërë të djathtës, sidomos demokratëve në të gjithë vendin, për shkak të modelit të keqqeverisjes të abuzimit me pushtetin, modelit klientelist të këtij pushteti.

“Kritikat tona u kundërshtuan, por elektorati i vërtetoi ato. Në emër të FRD-së vleresoj doreheqjen e Berishes nga pozitat aktive drejtuese dhe e shoh ate si nje hap pozitiv edhe pse ende te pamjaftueshem per reformimin e te djathtes shqiptare”, tha Topi.

Top Channel