Rusia godet urën kryesore të Kievit, ndërpritet përkohësisht transporti publik, dy dronë hidhen në shënjestër Senati amerikan ka dhënë aprovimin përfundimtar të enjten, ndaj
projektligjit prej 1200 faqesh, që synon të përmirësojë ligjet e
migracionit, për herë të parë që prej 1986-s, duke krijuar një shteg për
shtetësi për miliona rezidentë ilegalë, ndërkohë që po forcon sigurinë
përgjatë kufirit meksikan.
Senatorët kaluan ligjin gjithëpërfshirës, i hartuar fillimisht nga 4 demokratë dhe 4 republikanë në dhomën e ashtuquajtur “Gang of Eight”, pas votimit 68-32.
14 republikanë u bashkuan me grupin demokratik parlamentar, i cili u mbështet nga Shtëpia e Bardhë dhe ka mundësinë të kthehet në arritjen kurorëzuese të legjislativit, gjatë mandatit të dytë të presidentit Obama.
Në një deklaratë në Shtëpinë e Bardhë, Obama lavdëroi votimin e senatit si “një hap kritik” drejt riparimit të asaj, që ai vet e quajti si një sistem emigracioni të shkatërruar. Ai e etiketoi këtë masë si kompromis, i cili shkon tashmë në Dhomën e përfaqësuesve, duke shtuar se “ne thjesht duam që Kongresi t’i jap fund kësaj pune”.
Top Channel