Edhe pse më të pakët në numër e pa veshje me parulla nacionaliste, sërish serbët e ardhur në Kosovë për festën e tyre të Vidovdanit kanë provokuar me këngë që e konsiderojnë atë pjesë të Serbisë.

Në Gazimestan, në vendin ku është mbajtur beteja e Kosovës, në 624-vjetorin e saj nuk munguan ashtu si çdo vit dhe fjalimet nacionaliste të kreut të Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej, i cili e quajti Kosovën vend të shenjtë dhe tha se serbët që jetojnë aty nuk duhet të largohen.

Gjatë kësaj ngjarjeje nuk pati dhunë, siç ndodh rëndom kur serbët mblidhen në Kosovë në këtë ditë të kalendarit që është e rëndësishme për ata.

Por u raportua vetëm një incident në fshatin Mazgit, ku u thyen dy xhama dhe një pasqyre të dy autobusëve, të cilët ishin në kthim e sipër nga manifestimi i Gazimestanit dhe ku siç raporton agjencia “Kosvapress”, një person pësoi lëndime kryesisht të lehta.

“Incidenti i raportuar në Policinë e Kosovës nuk ka ndikuar në sigurinë e përgjithshme”, thuhet në një komunikatë për shtyp.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA