OLed, televizori që përmirëson shikimin

28/06/2013 00:00

Pas prezantimit në muajin janar, Samsung hodhi në treg OLed, televizorin e lakuar 55 polësh që kushton 10 mijë euro.

Ndryshe nga ekranet tradicionalë, prototipi i fundit i Samsung është i lakuar dhe sipas ekspertëve dhe grupeve të punës që kanë punuar për ndërtimin e tij, ndihmon në përmirësimin e shikimit.

Televizori doli fillimisht në shitje për t’u testuar vetëm në treguan koreano-jugor, ndërsa së fundmi Samsung dha dritën jeshile për ta hedhur atë në tregun global.

Megjithatë cmimi i kripur që duhet të paguhet për të patur një televizor të tillë mund të pengojë masivizimin e tij.

Top Channel