Grupi Human Rights Watch ka kritikuar Kroacinë pak ditë para se vendi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, më datë 1 korrik.

HRW ka kërkuar nga liderët kroatë që të shqyrtojnë abuzimin e personave me të meta mendore dhe të ofrojnë mbrojtje më të mirë për emigrantët dhe refugjatët.

Në një letër të hapur drejtuar kryeministrit të Kroacisë, Zoran Millanoviç, HRW shkruan se: “Koracia ka shumë punë për të bërë për ta sjellë situatën e të drejtave të njeriut në linjë me standardet e Bashkimit Evropian”.

Sipas “REL”, ky grup ka dokumentauar gjendjen e vështirë të më se 9 mijë personave me të meta mendore, që po mbahen në institucionet e Kroacisë me pak kujdes ose shpresë për lirim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA