Një grua e dashuruar pas maceve ndërroi jetë në mënyrë të parakoshme në moshën 59-vjeçare…. e vrarë prej 15 maceve të saj.
Ishte ky përfundimi i autopsisë së kryer mbi trupin e britanikes Valerie Tibbles, publikuar në të përditshmen britanike “The Sun”.
Pas vdekjes së beftë të 59-vjeçares, u zbulua se macet i kishin transmetuar të zonjës një formë sepsis, një lloj infeksioni që kishte shkaktuar në pak ditë shpërbërjen e sistemit të saj imunitar, duke sjellë eventualisht vdekjen.
Një zbulim i tillë shërben për të rritur ndërgjegjësimin për higjenën që duhet të kenë kafshët, ndërsa vëllai i viktimës, David Tibbles deklaroi: “Kushdo që gërvishtet nga një kafshë duhet të trajtohet menjëherë, pasi ekziston një rrezik i madh i prekjes nga infeksione. Valerie ishte një njeri shumë i dashur, e cila dashuronte jetën dhe kafshët e saj. Të gjithë do t’ia ndiejmë mungesën”.
Top Channel