Zgjohet nga gjumi dhe gjen përpara syve një akrep të madh, vetëm pak centimetra larg fytyrës. Ngjarja i ka ndodhur studentes britanike të zoologjisë, Vicky Raitt.

23-vjeçarja kishte udhëtuar për një studim në ishullin e Borneos, në Indonezi, dhe mendon se insekti vdekjeprurës do t’i jetë futur në çantë pas një vizite në xhungël.

“Hapa sytë dhe akrepi ishte një pëllëmbë larg fytyrës sime dhe me bishtin e ngritur. U hodha nga krevati dhe pasi u ftillova vrapova në kuzhinë për të marrë një tub plastik për ta futur”, tregon Vicky Raitt.

Më pas ajo u ka telefonuar specialistëve, të cilët kanë ardhur dhe e kanë marrë insektin duke e futur në një kuti plastike.

“Valixhja ime ishte e çarë kur po kthehesha në Skoci nga Borneo, kështu që mendoj se ai mund të jetë futur nga një vrimë. Kisha pesë ditë që isha kthyer para se ta gjeja akrepin dhe i bie që të kem jetuar me të gjatë gjithë kohës”, tregon studentja.

“Tani e kam marrë veten nga shoku, por është e frikshme të mendosh se çfarë mund të kishte ndodhur nëse nuk do të isha zgjuar dhe ai do të më kishte pickuar”, ka rrëfyer më tej studentja 23-vjeçare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA