
Shqipëria është duke u munduar shumë për anëtarësimin në Bashkimin
Europian. Por me mbylljen e numërimit të mërkurën, në ato që në perëndim
po cilësohen si të parat zgjedhje të pastra pas kaq kohësh në
Shqipërinë post-komuniste, një hap i rëndësishëm u hodh në rrugën e
gjatë e të lodhshme drejt komunitetit europian.
Fitorja i takoi koalicionit te majte te udhehequr nga ish-kryebashkiaku i Tiranes Edi Rama. Me davaritjen e shpejte te frikes per nje perseritje te pergjakshme te se shkuares, tani shtrohet pyetja nese nje pale zgjedhje te pastra, te pakten ne kendveshtrimin ballkanik, mund ta lehtesojne rrugen e Shqiperise drejt anetaresimit te shumedeshiruar ne BE. Ky ishte dhe nje nga premtimet kryesore te partive gjate fushates elektorale. Dhe ky vend nuk ka pak parti, – shkruan David A. Andelman, i ‘World Policy Journal’,- 66 e pakta.
Nese Shqiperia arrin te siguroje vertet aderimin ne bllokun europian, ne kendveshtrimin e tij, ajo ka per te qene ne krye te listes se shteteve me te fragmentuara politikisht ne mbare kontinentin.
Kete diversitet politik, Andelman tenton ta shpjegoje me nje batute: Aty ku ke tre shqiptare, ke pese mendime te ndryshme. Padyshim, ashtu ka lene te kuptohet edhe ambasadori i BE-se ne Shqiperi, Ettore Sequi, ka ende shume pengesa deri ne marrjen e statusit te vendit kandidat. Turqia, kandidate qe ne 1999-n ende nuk ka mundur te hyje ne rrethin e BE-se se ruajtur me aq xhelozi. Megjithate, ne 1 korrik, Kroacia pret te behet anetare me te drejta te plota, e kjo thote ai, mund t’i irritoje shume shqiptaret, ne fund te fundit, ndajne te njejten vije bregdetare me ish-republiken jugosllave qe fitoi pavaresine vetem 7 muaj pasi fqinji ballkanik kishte rrezuar diktaturen komuniste.
Ndoshta ajo qe po e mban Shqiperine jashte Bashkimit Europian eshte trashegimia e gjate e korrupsionit, thote Andelman i cili ka qene ne Shqiperi bashke me te shoqen e permend i cuditur nje episod qe nje te huaj padyshim e befason: nje mercedes me xhama te zeza kalon semaforin teksa eshte ndezur drita e kuqe, ndersa pak me tutje, dy police rrugore rrine e kundrojne. M`u desh te frenoja fort qe te mos perplasesha, rrefen ish-korespondenti i ‘New York Times” dhe “Forbes”, por policet nuk reaguan. Dhe kjo nuk ishte hera e pare. Thjesht qe me episodin e semaforit, ti arrin te prekesh Shqiperine e vertete, shton ai. Sali Berisha tani shkon drejt terheqjes se merituar nga jeta politike. Megjithate shqiptaret presin te shohin sesa do te ndryshojne vertet gjerat ne vend.
Top Channel