Të ardhurat e Mbretëreshës Elizabeta e II në Britaninë e Madhe pritet të rriten me 5% në vitin e ardhshëm, rrjedhojë e fitimeve rekord nga pasuritë e saj të patundshme gjatë vitit.

”The Crown Estate”, një konsorcium që administron interesat ekonomikë të familjes mbretërore, njoftoi se mbylli vitin e shkuar me një rekord prej 252,6 milionë stërlinash (387 mln $) përfitime, një rritje prej 5,2% në krahasim me vitin paardhës.

Të gjithë përfitimet e familjes mbretërore tatohen ashtu si çdo biznes tjetër britanik dhe ky është një lajm i mirë edhe për arkat e shtetit.

Një rritje e fitimeve të “The Crown Estate” do të thotë se tashmë Elizabeta II do të ketë më shumë të ardhura vetjake në përdorim, pasi asaj i paguhet nga Thesari i Shtetit një rrogë e barabartë me 15% të të ardhurave, që gjenerojnë në dy vitet paraardhëse këto pasuri.

Kjo do të thotë që monarkja, e cila festoi 60 vjet në fron gjatë vitit të shkuar, do të përfitojë një pagë prej 38 milionë stërlinash për vitin e ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA