Deputetët në Kuvendin e Kosovës e kanë ratifikuar marrëveshjen me Serbinë, pavarësisht se në fillim të seancës salla u kthye në një arenë protestash.

Kryeministri Hashim Thaçi paraqiti projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes, duke thënë se ajo është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Por seanca u ndërpre përkohësisht në kohën kur kryepalamentari Krasniqi deshi të niste votimin e amandamenteve të projektligjit. Deputetët e Vetëvendosjes, të cilët bllokuan seancën, i morën nga dora mikrofonin kryeparlamentarit.

Ndërkohë, jashtë selisë së Parlamentit, që prej orës 9 të mëngjesit lëvizja Vetëvendosje ka protestuar kundër ratifikimit të marrëveshjes. Protestuesit bllokuan të gjitha hyrjet e Kuvendit të Kosovës, duke penguar deputetët të hynin në ndërtesë.

Policia e Kosovës u përplas me protestuesit në hyrjen mbrapa selisë së qeverisë, teksa përpiqej të largonte ata për të mundësuar hyrjen e disa deputetëve dhe ambasadores amerikane, Tracey Jacobson.

Më pas ambasada lëshoi një komunikatë për shtyp ku e dënonte këtë veprim të Vetëvendosjes, duke thënë se me anë të kësaj sjelljeje kjo lëvizje po dëmton reputacionin e Kosovës.

Gjatë përplasjeve me policinë u arrestuan të paktën 68 protestues të Vetëvendosjes si dhe u lënduan 17 policë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta