Obama në Senegal

27/06/2013 00:00

Barak Obama ka mbërritur në Senegal, ndalesa e parë e turit të tij në
tre shtete afrikane. Gjatë udhëtimit një javor, presidenti amerikan do
të qëndrojë edhe në Afrikën e Jugut dhe Tanzani.

Kjo eshte e dyta vizite e Obames ne kontinent qe prej marrjes se postit. Ne vemendjen e tij gjate ketij rrugetimi do të jenë çështje si përparimi demokratik, tregtia dhe investimet, zhvillimi dhe shëndetësia.

Gjate vizites se shkurter ne Gana ne 2009-en, presidenti pat permendur nevojne per sundimin e ligjit, mundesite ekonomike, sfidat shëndetsore dhe zgjidhjen paqësore të konflikteve. Me një gjuhë të hapur, ai tha se Afrika nuk mund të lejojë më “stilin e vjetër të qeverisjes” të shoqëruar me korrupsionin dhe abuzimin e lirive civile, prandaj i bëri sfidë rinisë duke i kujtuar se bota do të jetë ajo për të cilën punoni dhe dëshironi ju. Ju keni fuqinë t’i mbani përgjegjës udhëheqësit tuaj dhe të ndërtoni institucione që i shërbejnë popullit”, ishin fjalet e Obames.

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë e pranojnë se fakti që presidenti nuk e ka ndermarre me pare nje udhetim te tille, ka shkaktuar pakënaqësi dhe zhgenjim mes afrikanëve.

Obama po ndryshon formën e ndihmës globale amerikane si dhe programet në aspektin e shëndetsisë. Në takimin e G8s vitin e kaluar ai njoftoi një nismë të re për sigurinë ushqimore. Shefi i Shtepise se Bardhe ka intensifikuar gjithashtu lidhjet e sigurisë me Qeveri të vendeve afrikane, madje pritet të flasë rreth kërcënimit të grupeve ekstremiste rajonale. Vizita e tij ne Afriken e Jugut rrezikon nderkohe te erresohet nga  perkeqesimi i shendetit te ish-presidentit Nelson Mandela, gjendja e te cilit vazhdon te mbetet kritike.

Top Channel