Shkencëtarët në Japoni kanë klonuar një mi nga një pikë e vetme gjaku. Qelizat qarkulluese të gjakut të mbledhura nga bishti i një miu donator u përdorën për të prodhuar klonin.
Lajmi është bërë i ditur në gazetën “Biology of Reproduction”, në të cilën thuhet se miu femër jetoi një jetëgjatësi normale dhe mund të sillte në jetë minj të tjerë.
Shkencëtarët nga një institut i ngjashëm krijuan së fundmi rreth 600 kopje gjenetike ekzakte të një miu, por në asnjë rast nuk kishin përdorur qelizat në fjalë.
Minjtë u klonuan nga burime të ndryshme qelizash, përfshirë ato të bardha të gjakut që ndodhen në nyjet e limfës, në palcën e kockës dhe në mëlçi.
Ndërsa grupi i studiuesve japonezë hetoi nëse qelizat qarkulluese mund të përdoreshin gjithashtu për të bërë klonimin. Synimi i tyre ishte të gjenin një burim donacioni qelizash të tilla për të klonuar në rrugë shkencore një zinxhir gjenetik miu laboratori.
Top Channel