Kina, 50 vjet mbrapa në hapësirë

27/06/2013 16:15

Tre austronautë kinezë u kthyen shëndoshë e mirë në Tokë, pasi përmbushën misionin më të gjatë me njerëz të vendit të tyre në hapësirë.

Mbërritja në tokë e tre anëtarëve të ekuipazhit të “Shenzoi-10”, midis të cilave edhe austronautja e parë kineze në hapësirë, u konsiderua nga mediat e vendit më të populluar të botës si një sukses i plotë.

Austronautët qëndruan për 15 ditë në hapësirë dhe e gjitha puna e tyre u përcoll deri në detajet më të imtësishme prej mjeteve të komunikimit.

Megjithatë, ajo që bie më shumë në syrin e ekspertëve, është se pavarësisht përmirësimeve të dukshme në të gjithë drejtimet e teknologjisë në Kinë, zbritja në Tokë u realizua me një teknologji shumë të vjetëruar, të braktisur nga SHBA dhe Bashkimi Sovjetik, sot Rusia, që në vitet 1970.

Ndërsa dy gjigantët e tjerë të hapësirës përdorin sot anije kozmike në gjendje që të ulen njësoj si aeroplanë, Kina vazhdon të përdorë sistemin e katapultimit të një kapsule, e cila pas futjes në atmosferë hap parashutat dhe bie butësisht drejt tokës.

Sigurisht, ky mbetet vetëm një detaj, ndërsa populli kinez priti nga stepat e Mongolisë, tre heronjtë e tij të rinj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA