
Ka ndërruar jetë edhe pacienti i gjashtë që po trajtohej nga ethet hemorragjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Viktima e radhës është një foshnje një javësh e cila ishte e infektuar, ndërsa nëna vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.
Këtë e ka konfirmuar shefi i repartit të infektologjisë, Sali Ahmeti.“Për fat të keq ka vdekur foshnja një javësh që ishte infektuar nga ethet hemorragjike, ka ndërruar jetë,ndërsa nëna e saj vazhdon të jetë në gjendje të rendë shëndetësore gjithashtu e infektuar”, thotë Ahmeti, transmeton ‘Express’.
Sipas tij, pacientët e tjerë që po trajtohen janë në gjendje stabile dhe se gjatë ditës se djeshme është ka renë numri i pacienteve të kanë kërkuar ndihmë.Ky është rasti gjashtë këtë vit që kanë vdekur si pasojë e pickimit nga rriqrat. Debati per rriqrat ka perfshire sot edhe kuvendin e Kosoves, ku jane kerkuar masa urgjente per parandalimin e vdekjeve te tjera.
Top Channel