Këto janë imazhet dramatike në të cilat një tigër vendos përfund 45-vjeçarin Randy Miller, baba i dy fëmijëve…

Megjithatë, ai nuk është fatkeqi i shndërruar në pre për egërsirën, por vetëm “loja” më e preferuar për tigrin.

Të sulmojë të zotin, është për kafshën aktiviteti i tij më argëtues. Ai i hidhet, e rrezon dhe qëllon me putër, por më pas nis ta lëpijë si një qen i dashur.

“Nëse një i panjohur do të tentonte të bënte të njëjtën gjë që bëj unë me këto kafshë, me siguri që do të kafshohej e madje mund të humbte edhe jetën. Megjithatë, unë kam formuar një lidhje të veçantë pasi e kam rritur që pas lindjes”, deklaroi Miller, mbi tigrin e rritur 200 kilogramësh.

Një mënyrë jetese e shtyrë nga dashuria e madhe për kafshët, ajo e Miller është shndërruar edhe në tejet fitimprurëse, pasi aftësitë e tij janë përdorur nga regjizorët për të stërvitur kafshë për role në disa filma të Hollivudit, si “Samurai i Fundit”, “Transformers 2”, etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA