Mbështetësit e majtë nisin festën

26/06/2013 00:00

Në pritje të rezultati përfundimtar të zgjedhjeve ka përfunduar procesi në disa qarqe dhe mbështetësit e të majtës kanë patur arsye të festojnë.

Në Tiranë mbështetësit e PS-së dhe ata të LSI-së e partive të tjera të koalicionit të majtë, dolën pak pas mesditës së martë me flamuj nëpër rrugët e kryeqytetit.

Në Bilisht e majta fitoi për herë të parë pas shumë vitesh në këtë bashki të qarkut të Korçës. Po ashtu festime ka patur edhe në Shkodër, ndërsa në Dibër për herë të parë regjistrohet një ndarje e barabartë mandatesh mes së majtës dhe së djathtës.

Mbështetës të PS-së me flamuj në duar kanë dalë edhe në qytetet e tjera të vendit si në Elbasan, kur ende nuk kishte përfunduar numërimi, në Durrës etj.

Top Channel