Masakër e maoistëve në Indi

26/06/2013 00:00

Rebelet maoiste vrane të shtunën në shtetin e Catisgarh, ne qender te Indise, 28 persona, mes te cileve edhe perfaqesues te Partise se Kongresit, ne pushtet, ndersa 32 te tjere te tjere u plagosen.

Rebelet i zune prite makinave me te cilat udhetonin udheheqesit lokalë dhe mbeshtetesit e Kongresit. Sipas policise, ata fillimisht shperthyen nje mine dhe qelluan automjetet në zonën e Sukmas, 345 km ne jug te Raipurit, kryeqendres se Catisgarh-it.

Kryetarja e Partise se Kongresit Sonia Gandi  u shpreh  e tronditur nga sulmim qe sipas saj godet vlerat demokratike te Indise. Mes viktimave ishte kreu i Partise se Kongresit ne Catisgarh, Nandkumar Patel, djali i tij dhe nje udheheqes lokalë, kur rebelet i zune prite karvanit te makinave qe i shoqeronin.

Sipas policise, karvani u ndalua fillimisht nga disa peme te rrezuara në rruge. Automjeti i pare u godit me pas nga nje mine-toke perpara se 200 rebelet te hapnin zjarr. Ne shenjester te sulmit ishte Nandkumar Patel qe se bashku me te birin Dinesh u hodh nga makina ne perpjekje per t’u fshehur. Trupat e tyre u gjenden aty prane. Sic raportohet, kreut te partise se Kongresit se Catisgarh i ishin prere gjymtyret.

Rebelet maoiste veprojne prej kater dekadash ne qender dhe lindje te Indise. Ata kerkojne toke dhe vende pune per te varferit dhe se fundi synojne te krijojne nje “shoqeri komuniste” duke rrezuar regjimin “gjysme-kolonial, gjysme feudal”.

Top Channel