Duket se Dritan Dajti po bëhet gati të flase për ngjarjen e 7 gushtit
2009, pasi në seancën e radhës ai ftoi familjen e oficerit të njësise
speciale Saimir Duçkollari që të vijë në proces të mësojë të vërteten se
kush ua vrau djalin.

Një deklaratë kjo që u pa ne salle si nje sinjal se Dajti eshte i vendosur te thyeje heshtjen duke nenkuptuar se nuk eshte ai njeriu qe vrau oficerin Duçkollari.

Duke vijuar me batuta qe tashme po kthehen ne normale ne procesin ndaj tij, Dajti kerkoi doreheqjen e trupes gjyqesore qe e ka nen gjykim pasi sipas tij ata kane kerkuar mbrojtje prej tij e ne kete pike jane ne konflikt interesi per te shqyrtuar ceshtjen e tij. Por ndersa Gjykata replikoi duke saktesuar se doreheqja nga gjykimi varet nga vullneti i gjyqtareve, Dajti u pergjigj serish me nje kercenim te nenkuptuar.

“Uroj -dha Dajti- qe ky proces te shkoje mire e te jete korrekt per me teper kur Drejtori i Mbrojtjes se deshmitareve eshte Arjan Muca, deshmitar ne këtë proces i cili drejtonte operacionin dhe kishte pergjegjesi per jeten e agjenteve. Uroj te mos ndodhe e njejta gje”.

Nderkohe qe per shkak te paralajmerimit te nje seance me pare kur Dajti njoftoi se do hapte ‘Kutine e Pandores’ duke dhene sinjalin se do tregonte disa te verteta, prokurori e pyeti te pandehurin “po Kutia e Pandores?” .I pandehuri iu pergjigj menjehere duke i thene se tashme publiku e ka mendjen tek kutite e zgjedhjeve dhe se ne seancen tjeter ftoj familjen Duçkollari t’ua tregoj kush ua vrau djalin”

Top Channel