Bukuria e femrave që sapo kanë lindur

26/06/2013 15:50

Një fotografe ka dashur të kundërshtojë mendimin e shoqërisë se femrat të cilat sapo kanë sjellë në jetë një fëmijë duhet të rigjejnë menjëherë formën e tyre fizike duke përmbledhur në një libër fotot nudo të shumë nënave të reja.

Jade Bell, nëna e një fëmije, nisi t’i publikonte këto foto në Facebook, duke dashur të përcjellë mesazhin se shenjat e paslindjes dhe format jo perfekte kanë bukurinë e tyre.

Fotografja amerikane e përcakton si “epidemi” mendimin e shoqërisë se femrat duhet të kenë forma perfekte dhe të mos lejojnë shndërrimin e trupit të tyre pas lindjes.

“Të jesh nënë është punë shumë e vështirë dhe shoqëria të bën të dukesh si dështake kur ti nuk rifiton formën. Kjo nuk është e vërtetë dhe e drejtë. Këto foto kanë efekt shërues tek një shoqëri që e ka të gabuar perceptimin për të bukurën”, shpjegon Bell.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA