Brazil, Kongresi voton kërkesën e protestuesve

26/06/2013 00:00

Kongresi brazilian refuzoi propozimin për një amendim kushtetues që ishtë një ndër kërkesat e protestuesve për të mos u votuar.

Kongresi federal refuzoi propozimin për kufizimin e pushtetit të prokurorëve federalë. Propozimi kundërshtohej nga protestuesit të cilët e justifikonin qendrimin e tyre me faktin se ky ndryshim i kushtetutës do të rriste korrupsionin në vend.

430 vota shkuan kundër këtij propozimi dhe vetëm nëntë pro. Mes vendimeve të Kongresit ishte edhe ai i shfrytëzimit të të ardhurave të siguruara nga nxjerrja e naftës në disa burime të reja naftë-nxjerrëse të zbuluara së fundmi, si investime në arsim dhe shëndetësi.

Pikërisht në këtë dy fusha protestuesit kërkonin investime më të mëdha për përmirësimin e tyre. Presidentja e vendit, Dilma Rusef e vendosur përballë presionit të protestave popullore që përfshinë qendrat më të mëdha të vendit, premtoi më shumë të ardhura për këta sektorë si dhe përpjekje më të mëdha në luftën kundër korrupsionit.

Top Channel