Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, Berisha: Pavarësisht nga mospajtimet, do ruaj gjithmonë mirënjohjen ndaj tij
Kryeministri Sali Berisha është fotografuar për herë të parë në publik që pas datës 23 qershor.
Berisha, tashmë kryeministër në detyrë, është fotografuar në momentin e lënies së apartamentit të tij pranë “Rrugës së Elbasanit”.
Në shoqërinë e truprojave të tij është drejtuar per ne ambasaden hungareze, ku ka shprehur ngushellimet e tij per largimin nga jeta te ish-kryeministrit te ketij vendi. Me pas mesohet se Kryeministri eshte drejtuar ne seline e Qeverise, ndersa mbledhja e kabinetit do te zhvillohet neser ne oren 11.00. Një ditë më parë kryeministri i shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, takoi në presidencë Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.
Nuk ka asnjë informacion, si nga zyra e kryeministrit ashtu edhe nga ajo e presidentit mbi atë që është diskutuar në takim.
Ka aludime se Berisha po përgatit dorëheqjen edhe nga Partia Demokratike dhe vizita në presidencë i shoqëruar nga Basha interpretohet si “bekimi i lënies së testamentit të trashëgimisë politike” për të.
Top Channel