Bejko: Ruli, përgjegjës për humbjen

26/06/2013 00:00

Ish-kryetari i PD se Gjirokastres, i cili kandidoi per Partine
Republikane ne kete qark, ben pergjegjes Genc Rulin per humbjen e
mandatit te dyte te se djathtes ne Gjirokaster.

“E ngarkoj atë më përgjegjësi të drejtpërdrejtë për këtë humbjen dhe analiza do të përcaktojë punën e pamjaftueshme të këtij kandidati në Gjirokastër. Ka bërë presion mbi zgjedhësit tanë dhe është përgjegjës për humbjen e kandidatit të dytë”, tha Roland Bejko

Ai thote se duhet pranuar rotacioni qe ndodhi ne keto zgjedhje. Bejko uron kater deputetet e majte te qarkut per fitoren dhe ju kerkon atyre te punojne per zhvillimin e qarkut te Gjirokastres.

“Eshtë koha për rotacion dhe është momenti që të mendojmë për të ardhmen. Dite me te mira do te vijne per demokratet”, u shpreh Bejko.

Top Channel