Sula: Qytetarët besuan tek Rilindja

25/06/2013 00:00

Ka përfunduar numërimi në KZAZ 44,ku PS ka shënuar një rezultat 1600
vota plus. Kjo zonë njihej si bastion i të djathtëve dhe fitorja e të
majtës sjell një përmbysje surprizë.

Kandiati për deputet i PS-së në këtë zonë, Rakip Sula thotë për Top Channel se kjo fitore erdhi sepse një prej arsyeve që qytetarët besuan në alternativën e Rilindjes pasi një prej premtimeve kryesore ishte legalizimi i ndërtesave informale, që është një problem i theksuar në këtë pjesë të kryeqytetit.

Po ashtu sipas Sulës, alternativa socialiste ofron zgjidhje edhe për rritjen e punësimit dhe uljen e varfërisë, që janë çështje problematike për pjesën e popullsisë.

Top Channel