
Vendndodhja e fundit e sigurtë e të shumëkërkuarit Edëard Snowden është zona e tranzitit e aeroportit të Moskës.
Lajmin e ka dhënë vetë presidenti Putin, i cili ka shtuar se amerikani që i dha “The Guardian” programet sekrete te mbikqyrjes elektronike të Agjensisë Kombëtare të Sigurimit është një njeri i lirë, nuk ka kryer krime në Rusi dhe sa më shpejt të zgjedhë destinacionin përfundimtar, aq më mirë është.
Putin ka shtuar në përgjigje të kërkesës së SHBA-ve për dorëzimin e tij, se shpreson që kjo ngjarje të mos ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Kjo deklaratë vjen si konfirmim i ministrit të Jashtëm Lavrov, i cili tha se ish-bashkëpunëtori i Shërbimit Sekret Amerikan nuk e ka shkelur kufirin rus.
Rusia nuk ka te beje fare me te dhe kerkesa e SHBA-ve për ta ekstraduar janë të pabazuara dhe te papranueshme. Ndërkohe, destinacioni i Snowden mendohet te jete ne Venezuele, Ekuador ose Islande, vende ku ka kerkuar azil politik.
Shtetet e Bashkuara jane te vendosura te kapin njeriun dekonspiroi programin sekret te pergjimeve. Vete presidenti Barack Obama deklaroi se po perdoren te gjitha “rruget ligjore” per arrestimin e ish-kontraktorit të CIA-s.
Top Channel