Rama: Me këto zgjedhje fitoi Shqipëria

25/06/2013 00:00

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, në daljen e parë publike për
ditën e sotme deklaroi se me këto zgjedhje ka fituar Shqipëria.

“Për mua personalisht ky nuk eshte triumfi i disave kunder disave, por ky eshte triumfi i sovranit qe ndau me këto zgjedhje Shqipërine nga historia e proceseve zgjedhore të manipuluara dhe të deformuara që e njollosën keq imazhin e vendit tonë”, tha Rama.

Duke folur nga selia e PS-së, së bashku me Sekretarin e Internacionales Socialiste, Luis Ajala, Rama kërkoi nga skuadrat numëruese të së djathtës që të bashkëpunojnë për përfundimin e procesit të numërimit.

“Ky është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë dhe të gjithë socialistët.Do doja t’i dërgoja ngushëllime të
gjithë atyre që u prekën nga incidenti i Laçit”, tha Ajala.

Zyrtari i lartë socialist uroi si kreun e PS-së Rama ashtu edhe kreun e LSI-së, Ilir Meta dhe shprehu besimin se të dy së bashku do të krijojnë një vizion të ri.

Top Channel