Prifti: LSI-PS më vodhën 10 mijë vota

25/06/2013 00:00

Kandidati i pavarur Dritan Prifti në një deklaratë për media, denoncoi
atë që ai e quajti vjedhje të 10 mijë votave që ishin për të, nga Partia
Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Në një dalje publike, Prifti u shpreh se shtrembërimi i votës po shkon deri në një masë ekstreme, pasi numëruesit në qendra numërimi kanë lënë mënjanë votat për të duke mos i nxjerrë përpara monitorëve dhe më pas i kanë përllogaritur ato në procesverbale si vota për LSI-në.

“PS dhe LSI kanë vjedhur votat e mia, ndërsa Partia Demokratike partive të tjera më të vogla të djathta. Vëzhguesit e mi nuk janë lejuar të futen të shohin procesin, ndërsa vetëm në një rast në Baltëz, gjysma e votave për mua të dala vetëm prej një kutie nuk janë llogaritur”, tha Prifti.

Dritan Prifti deklaroi se do të kërkojë rinumërim të të gjithë votave të qarkut të Fierit, për të parë, sipas tij, realisht votat e marra.

Top Channel