Bashkimi Europian rekomandoi nisjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asiciimit me Kosovën.

Këtë e njoftoi vetë Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Stefan Fule. Në profilin e tij në rrjetin social Tëitter, Fule njofton se vendimi i Brukselit mbërrin pas “normalizimit të paprecedentë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë” në kuadër të marrëveshjeve të nënshkruara mes dy shteteve me ndërmjetësimin e BE-së.

“BE rekomandon nisjen e negociatave për MSA-në, pas hapave të paprecedentë në normalizimin me Serbinë”, shkruan Fule.

Nga normalizimi i marrëdhënieve ka përfituar edhe Serbia. BE hapi dritën jeshile për Beogradin për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin. Serbia gëzon statusin e vendit kandidat që nga data 1 mars e vitit të kaluar, por çelja e bisedimeve të anëtarësimit ishte bllokuar për shkak të kërkesës së Brukselit për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.

Top Channel