Milo nga selia e PS: Së bashku në qeverisje
25/06/2013 00:00
Nga selia e Partisë Socialiste, kryetari i Partisë Demokracisë Sociale
Paskal Milo uroi Edi Ramën për fitoren dhe koalicionin Aleanca për
Shqipërinë Europiane në zgjedhjet e të dielës.
“Kjo është fitore e forcave të bashkuara në këtë aleancë dhe PSD e dha kontributin e saj modest, ndaj tani do të shkojmë së bashku në qeverisjen e përbashkët”, tha Milo.
Kreu i PSD-së bëri thirrje që Kryeministri Berisha të dalë dhe të kryejë detyrimin qytetar të pranimit të humbjes se PD-së dhe të shkojë në opozitë.
Top Channel