Malaj: Të krijohet sa më parë Qeveria

25/06/2013 00:00

Arben Malaj, kandidati i pavarur për deputet në qarkun e Vlorës
nëpërmjet një deklarate dërguar mediave thotë se nga rezultatet e  marra
deri tani nga procesi i numërimit, vlerësojmë se nuk ka përputhje të
tyre me pritshmëritë tona dhe të votuesve tanë. 

“Zhgënjimi më i madh në këto zgjedhje nuk është rezultati ynë, por frika që konstatuam  gjatë fushatës elektorale. Asnjë popull nuk mund të përparoje dhe zhvillohet pa vrarë frikën”, thuhet në vijim të deklaratës.

‘Vendi ynë ka përpara sfida të vështira’ thotë Arben Malaj, i cili shpreson se që Qeveria e re duhet të  krijohet sa më pare, sepse ekonomia e vendit gjendet përballë një krize gjithnjë e më të rëndë buxhetore. Deklarata mbyllet me një falenderim për të gjithë ata që votuan Arben Malajn dhe me një urim për fituesin  Aleancën për Shqipërinë Europiane.

Top Channel