Liam Neeson, 20 milionë $ për “Taken 3”

25/06/2013 00:00

Liam Neeson ka fituar famë me interpretimin në filmat ‘Schindler’s List’ dhe ‘Love Actually’, por aktualisht është i zënë me një seri filmash aksion që mund ta bëjnë atë një nga aktorët më të paguar të Hollivudit.

Sipas ‘Deadline’, 61-vjeçarit i janë ofruar 20 milionë dollarë për të rimarrë rolin e tij si një ish-agjent i CIA-s në filmin “Taken 3”.

Filmat “Taken” dhe “Taken 2” habitën të gjithë duke pasur një sukses të madh në “box-office”, por Liam Neeson u bind për filmin e dytë me anë të 15 mln $, ndërsa tani duhen 20 për filmin e tretë.

Në dy filmat e parë, aktori irlandez luan rolin e Bryan Mills, një ish-agjent i CIA-s i cili i rikthehet marifeteve të vjetra pasi vajza e tij rrëmbehet nga disa shqiptarë. Ndërsa në filmin e dytë, Mills ndihmohet nga vajza adoleshente për t’i shpëtuar hakmarrjes së bandës shqiptare.

Në të dy filmat Liam Neeson është pjesë e shumë skenave aksion që nuk janë të përshtatshme për një 61-vjeçar.

Top Channel