Që prej orës 22.20, numërimi në KZAZ  35 në shkollën e mesme “Myslym
Keta”, në Kombinat është ndërprerë. Nënkryetari dhe kryetari i kësaj
KZAZ-je japin versione të ndryshme për këtë ndërprerje, kur kanë mbetur
për t’u numëruar edhe 51 kuti votimi.

“Numërimi nuk është ndërprerë, por është pezulluar për shkak të lodhjes së komisionerëve dhe temperaturave tepër të larta ku po punojmë. Këtu janë rreth 200 persona dhe nuk ka asnjë mundësi ajrosje. Komisionerët po pushojnë për t’u qetësuar pak dhe do të vijnë për të rinisur numërimin. Ne i kërkuam kryetarit të Komisionit të KZAZ-së, pasi rendimenti i punës së komisionerëve të grupeve të numërimit pothuajse ishte tepër i ulët, për një pushim “, tha nënkryetari i kësaj KZAZ-je.

“Nuk e di përse komisionerët e PD-së u tërhoqën nga numërimi. Anëtarët e tjerë janë në vendin e numërimit dhe po presin nisjen e punës”, tha kryetari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA