Kabul, kryengritës sulmojnë institucionet

25/06/2013 00:00

Luftime të ashpra tronditën orët e para të mëngjesit kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Policia njoftoi se kryengritësit e armatosur kishin tentuar mësymjen e Pallatit Presidencial, Ministrisë së Mbrojtjes dhe zyres se CIA-s.

Shkëmbimi i zjarrit me forcat e rendit zgjati për rreth 90 minuta e gjatë konfrontimeve, të gjithë agresoret mbetën të vrare. Rebelët duket se kishin me vete letërnjoftime të falsifikuara.

Përgjegjësine e sulmit e morën shumë shpejt talebanët radikale islamike. Zëdhënësi i tyre, Muxhahid Sabihullah deklaroi se rebelet kishin patur me se pari ne shenjester zyrën e CIA-s, e me pas edhe Pallatin Presidencial dhe Ministrisë e Mbrojtjes që ndodhet aty pranë.

Ai pretendon se gjatë agresionit kanë mbetur të vrarë edhe një numër ushtarësh të huaj dhe afganë.

Sulmi ka qenë i mirëkoordinuar. Dëshmitarët okularë flasin për të paktën 16 shpërthime, si pasojë e të cilavë e gjithe qëndra e qytetit u mbulua nga tymi.

Vetë presidenti afgan, Hamid Karzai ishte në ndërtese në momentin e incidentit, por e vetmja bombë e vendosur aty prane ishte ne nje hotel e për kreun e shtetit nuk pati probleme.

Një grup gazetaresh kishin qene duke pritur Karzain ne Pallatin Presidencial, per shkak te nje konference te paralajmeruar per shtyp.

Top Channel