Jolie dhe Pitt duan 8 fëmijë

25/06/2013 00:00

Angelina Jolie dhe Brad Pitt po planifikojnë t’i shtojnë edhe dy fëmijë të tjerë familjes së tyre që deri tani përbëhet nga 6 fëmijë.

Aktorja kërkon të adoptojë një vogëlushe jordaneze pas vizitës tek refugjatët sirianë në një kamp jordanez javën e kaluar. Gjithashtu po mendojnë për një fëmijë tjetër biologjik, i cili do të jetë dhe fëmija i fundit për ta.

Cifti “Brangelina” kanë 6 fëmijë, tre prej të cilëve të adoptuar dhe tre biologjikë: Maddox, Pax, Zahara (të adoptuarit), Shiloh, Knox dhe Vivienne.

Një burim tha për ‘The Sun’: “Ata kanë 6 fëmijë dhe mendojnë se edhe dy të tjerë nuk përbëjnë ndonjë ndryshim të madh.”

Top Channel