Itali, dënimi i Berlusconit, rrezikohet qeveria

25/06/2013 00:00

Dënimi i Berlusconit për çështjen Ruby ngre hije dyshimi mbi mbarëvajtjen e qeverisë me bazë të gjerë, duke rritur gjasat e një krize të mundshme në vjeshte në Itali, shqetesim ky i ngritur në mediat fqinje.

Ndërkohë që nga partia “Il Popolo della Liberta”, shtyjne kavalierin për zgjedhje të parakohshme dhe kerkojne reforma mbi taksa dhe drejtesine, kryeministri Letta thuhet se po kërkon marrëveshje për hartimin e një strategjie që të mbajë në jetë qeverine.

Takimi me i pritur është ai që do të vendosë perballë kryeminstrin aktual dhe ish-kryeminstrin Berlusconi.
Sipas “La Repubblica”, burime jozyrtare bëjnë të ditur se pritet që kavaljeri për momentin nuk do të rrezikojë qeverine, por do t’i kërkojë që reforma mbi drejtesine të vendoset ndër prioritetet.

Por, shqetësimi më i madh i Lettës është fillimi i një fushate të mundshme nga ana e PDL mbi çështjet e taksave. “Do ta bëjnë një çështje jetë a vdekje edhe pse nuk ka nje euro në arke”, thuhet se është shprehur Letta mbi argumentin.

Nga PDL, në mbrojtje të liderit të saj Berlusconi, ish-ministri Antonio Martino ka thene se është momenti për reforma në magjistrature dhe se është çmenduri të mendosh se gjykatesit janë autonomë.

Presidenti Napolitano ka ndërhyrë duke kërkuar që të garantohet vazhdimesia e ekzekutivit.

Top Channel