Gjermani, policia bastis rrjetin islamik
25/06/2013 00:00
Policia gjermane realizoi të martën një seri bastisjesh në një rrjet të dyshuar islamik në Gjermani.
Raportimet sugjerojnë se policia shënjestroi disa aktivitete të pastrimit të parave që financonin veprimtari terroriste, e madje një prej njësive përflitet se po organizonte një sulm konkret në territorin gjerman.
Disa apartamente dhe ambiente të tjera u bastisën pa paralajmërim gjatë të martës në Bavari, Bande-Wuerttenberg dhe Saksoni, në lindje. Nuk ka ende raportime për të arrestuar.
Megjithatë, mësohet se në qendër të këtyre hetimeve janë vendosur një grup shtetasish tunizianë, disa prej të cilëve studentë për teknologjinë e aviacionit dhe hapësirës në Universitetin e Shtutgartit.
Top Channel