
Zëvendësdrejtuesja e Shoqatës së Europës Juglindore dhe ekspertja për
Ballkanin, Johanna Deimel mendon se kontestimi i rezultatit të
zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri do të nënkuptonte mosplotësim
standartesh.
Për Deimel, episodi i rende i dhunes ne Laç dhe incidentet e tjera, e erresuan procesin zgjedhor, aq me teper ne kushtet kur Bashkimi Europian, OSBE-ja, ashtu edhe Shtetet e Bashkuara e theksuan vazhdimisht se këto zgjedhje do të ishin një test absolut për proceset e zhvillimet ku ndodhet e vazhdon të ecë Shqipëria, por edhe për standardet demokratike. U investua shumë energji nga ndërkombëtarët për të mënjanuar vështirësitë.
Por sipas saj, mundesia qe rezultatet te kontestohen ekziston për shkak të mosplotësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që në të vërtetë duhej të ishte plotësuar konform kushtetutës. Partitë e kishin mundësinë ta mënjanonin një KQZ të paplotësuar dhe nuk e bënë.
E pyetur nga “Deutsche Welle” nese ishte nje loje e qëllimshme, ekspertja jep kete pergjigje.
“Mendoj madje se kjo ishte një lojë e rrezikshme që e luajtën të dyja palët te cilat nuk ranë dakord që ky Komision Zgjedhor të funksionojë ashtu siç duhet ligjërisht. Çështja e KQZ-së do të jetë subjekt për grindje, megjithate shpresoj që të gjitha palët të mbeten të kthjellëta. Por paralajmërimet para zgjedhjeve, edhe nga ambasadori i BE-së, Sequi, tregojne se me sa tension jane ndjekur zhvillimet ne vend”, tha Deimel.
Duke cituar mundimin e madh te Brukselit dhe Shteteve te Bashkuara per te ndihmuar ne miratimin e tre ligjeve te shumëpërfolura, e faktin qe ne fund gjerat ngecen tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Deimel thekson se kontestimi i rezultateve do te sillte kohe te veshtira per Shqiperine. Ne e shohim Shqipërinë të ecë drejt një kohë kritike, madje nga ana politike edhe te paqendrueshme, gjë që u përpoq të pengohej me shumë përpjekje, shton ajo. Deimel kujton se ndersa nga ana verbale, integrimi ne BE është një qëllim i formuluar mirë, zbatimi i vërtetë i reformave kërkon shumë guxim politik dhe rrezik.
Top Channel