Braçe: Njerëzit u kërcënuan, sot të lirë

25/06/2013 00:00

Deputeti socialist Erjon Braçe deklaron se fitorja në zgjedhjet e 23
qershorit pritej sepse ky ishte një reagim ndaj politikës ekonomike që
qeveria ka bërë të qytetarëve, të cilët i ka përfshirë varfëria dhe
jetesa e vështirë.

“Mendoj se fitorja erdhi edhe si pasojë e një fushate të mirë, shtjellimi të propozimeve tona drejtpërdrejt me njerëzit”, tha Braçe.

Në listën e fituesve në qarkun e Fierit, Braçe theksoi se që sot ndihet një lloj çlirimi, njëlloj lirie në komunikimin e njerëzve dhe në shprehjen e mendimeve të tyre.

“Gjatë fushatës njerëzit janë kërcënuar dhe ata ndiheshin të frikësuar”, tha Braçe.

Top Channel