
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian mbështetën propozimin e Gjermanisë për t’i shtyrë për rreth katër muaj bisedimet e anëtarësimit të Turqisë në BE.
Negociatat duhet të rifillonin të mërkurën. Por, Gjermania, Austria dhe Holanda e kanë kritikuar ashpër shtypjen e dhunshme që i bëri ekzkutivi i Reccep Tayyip Erdoganit protestave anti-qeveritare në vend.
Të paktën 20 vetë u arrestuan në kryeqytetin turk, Ankara gjatë ditës së sotme, nën dyshimin se kanë sulmuar forcat e rendit gjatë trazirave.
Sipas medias turke, ata akuzohen se i perkasin një organizate terroriste. Por, megjithë qëndrimin e ashpër në Bruksel, shefi i diplomacise gjermane, Guido Westerwelle dha shenja kompromisi.
”Ne nuk duam ta kepusim fillin e komunikimit me Turqine”, tha Westerwelle, “Por, as të tregohemi indiferente në këtë situatë. Bashkimi Europian do t’i thotë “Po” hapjes së kapitullit të ri të negocimit me Turqinë, por ky hap do të zyrtarizohet në vjeshtë. Nga njëra anë, nuk mund të hiqemi sikur ditët e fundit nuk kanë ekzistuar, ndërsa nga ana tjetër duhet të kemi parasysh edhe interesat tona strategjike afatgjata”, deklaroi ministri i jashtëm.
Shefja e politikës së jashtme të BE-se, Catherine Ashton përsëriti edhe një herë se ka bindjen që e ardhmja e Turqisë është në BE. Dialogu eshte pergjithesisht opsioni me i mire, persa kohe ekziston mundesia e tij. Turqia priste kete te merkure rinisjen e negociatave te ngrira ne 2010-ten, kur palet u ndane me grindje.
Në këtë përpjekje të re të bisedimeve bëhej fjalë për një temë jo edhe aq problematike, si politika rajonale.
Por, me sa duket asgje nuk eshte e lehte në marrëdhëniët Turqi-BE. Që pas nderhyrjes se dhunshme kundër demonstruesve ne kete vend, nga Europa mberrijne vetëm rrebeshe kritikash për kryeministrin turk.
Top Channel