
Fatmir Xhafaj, përfaqësues i Partisë Socialiste denoncon se në KZAZ-në
33 në shkollën “Bajram Curri” në Tiranë persona të paautorizuar tentuan
të futen në ambiente të brendshme të numërimit të votave, ndërsa
numëruesit kanë qenë në kohë pushimi.
“Në mënyrë të papritur pati shkëputje të energjisë elektrike dhe një ekip i paautorizuar i CEZ-it ka hyrë në ambientet e shkollës nën pretekstin për të rregulluar dritat, duke i dhënë mundësi kështu hyrjes sw elementëve të dyshimtë. Mbështetës të Partisë Socialiste kanë reaguar ndaj këtyre elementëve, ndërsa policia ka lënë hapsiras e saj”, tha Xhafaj. Sipas pretendimeve këta elementë kanë patur kuti me fleta votimi me qëllim futjen e tyre në qendër, por kjo është dicka ende jo e konfirmuar.
Po ashtu përfaqësuesi i PS-së denoncoi se drejtues të policisë së burgjeve po numërojnë votat dhe kjo është në kundërshtim me rregullat.
Sipas Xhafajt ky është një prej incidenteve të radhës në përpjekje për të manipuluar rezultatin zgjedhor, duke akuzuar se segmente të policisë po ndërhyjnqë në këtë proces.
Policia konfirmon incidentin e KZAZ 33
Policia e Tiranes konfirmon tentativën e personave të paautorizuar në mjediset e KZAZ-së 33 tek shkolla “Bajram Curri” në Tiranë, incident ky i raportuar me herët nga përfaqësues të Partisë Socialiste.
“Dy shtetas kërkuan të hyjnë për inspektim në KZAZ-në 33 kur ishte ndërprerë numërimi. Këta dy persona u prezantuan si përfaqësues të KQZ-së, por u ndaluan të hyjnë nga policia”, thuhet në konfirmimin e policisë.
Blutë e Tiranës nuk kanë dhënë identitetin e këtyre dy personave, ndërsa më herët Fatmir Xhafaj denoncoi tentativat e personave të caktuar, në bashkëpunim me segmente të policisë për të manipuluar rezultatin.
Top Channel