
Duket se gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 ka rënë edhe bastioni i fundit i Partisë Demokratike, ai i Kukësit, ku deri pak më parë projektimi i votave të numëruara ishte në 3 me 1 për koalicionin e djathtë.
Lajmi për mundësinë e një ndryshimi të tillë, duke u barazuar në 2 me 2, u njoftua edhe pak orë më parë nga gazetarja e TCH në Kukës, Erina Matraxhiu, e cila ka ndjekur procesin e votimit që nga hapja e qendrave të votimit e deri në këto momente, kur kanë mbetur edhe 30 kuti pa u numëruar, gjatë transmetimit “live” të emisionit “Shqipëria Vendos” me Sokol Ballën.
Në Kukës, mandati i dytë i opozitës besohet të jetë fituar për shkak të votave të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, edhe sipas komenteve të analistëve të ftuar në studio, por që me shumë mundësi do t’i takojë Partisë Socialiste. Sipas shifrave zyrtare që vijnë nga KQZ, Aleanca e majtë numëron 14086 vota kundrejt 22195 të Aleancës së djathtë.
Me këtë ndryshim, Aleanca për Shqipërinë Europiane do të përfaqësohet në legjislaturën e ardhshme me 85 deputetë, ndërsa Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim do të ketë vetëm 55 deputetë.
***
Ndërprerje të pjesshme në disa qarqe dhe KZAZ
Mesnata e dytë e numërimit të votave është prekur ndjeshëm nga rastet e ndalesave provizore, ndonjëherë të stërzgjatura, të procesit të numërimit, teksa disa KZAZ të qytetit të Tiranës kanë raportuar ndërprerjen deri në orët e para të mëngjesit të 25 qershorit, ndërsa në disa të tjera vazhdon numërimi me rendiment të ulët edhe për shkak të lodhjes së komisionerëve.
Por, ndërprerje ka edhe për shkaqe të pakuptueshme, siç ka ndodhur në njësinë 8, ku kandidati për deputet i PS-së akuzon si të qëllimshëm tërheqjen e komisionerëve nga ana e Lulëzim Bashës, pasi – sipas tij – kryebashkiaku nuk arrin ta pranojë humbjen në zonën ku ai vet banon. Ndërprerje të numërimit ka pasur edhe në KZAZ të qarkut të Beratit, prej lodhjes së numëruesve.
Ndërsa Bilishti, Peshkopia e disa zona të tjera e kanë përfunduar numërimin, gjithsesi asnjë qark nuk mund të konsiderohet i përmbyllur. Shpresohet që dita e martë të jetë dita e përfundimit të numërimit në disa qarqe, teksa Tirana, Durrësi dhe Laçi (si rreth) janë disi mbrapa.
***
Në të gjitha Komisionet Zgjedhore zonale vazhdon numërimi i votave. Në
bazë të rezultateve të pjesshme fitues duket koalicioni i majtë i
drejtuar nga Partia Socialiste.
Duke iu referuar rezultateve te deritanishme, opozita siguron deri ne 84 mandate, nje rezultat qe nuk ishte parashikuar as nga vete drejtuesit e opozites dhe qe e shnderron ate ne nje force kushtetuese ne Parlament. Thuajse ne çdo qark mazhoranca ka leshuar nga nje deri ne dy mandate dhe ketu nuk kane bere perjashtim as zonat qe tradicionalisht njiheshin si qarqe bastion te Partise Demokratike.
Eshte Shkodra qe duhet te kete prodhuar rezultatin me surprize, duke permbysur raportin ne 6 me 5 per te majten, nje rezultat qe çon per here te pare te majten ne avantazh ne kete qark. Koalicioni i drejtuar nga Partia Socialiste eshte ne avantazh deri tani edhe thuajse ne te gjithe qytetet e tjera te veriut perjashtuar Kukesin.
Ne Fier rezultati i deritanishem tregon per epersi te dukshme te opozites, duke shkuar drejt rezultatit 11 me 5, ne mandate, ndersa ne Gjirokaster, nga 5 mandate, Partia Demokratike ka marre vetem 1. Nderkohe me rezultatet e deri tanishme raporti i mandateve per Tiranen eshte 19 per koalicionin e majte dhe 13 per te djathten, ne Berat raporti eshte 6 me 2, ne Vlore 8 me 4, ne Elbasan 8 me 6, ne Durres 7 me 6, ne Lezhe 4 me 3, ne Diber 3 me 3, ne Korce 7 me 5 dhe vetem ne qarkun e Kukësit raporti eshte 3 me 1 ne favor te koalicionit te djathte.
Procesi i numerimit vazhdon edhe ne Tirane, edhe pse me ritme me te ngadalta ku serish rezultati eshte dukshem ne favor te koalicionit te majte. Deri me tani ne shkalle vendi jane numeruar 2024 kuti votimi, nga 5508 qe jane gjithsej. Ne nje pjese te ZAZ-ve ka patur nderprerje te numerimit per shkak te lodhjes se komisionereve, proces qe pritet te rifilloje ne oret ne vijim. Nderkohe qe shifrat e pjesemarrjes ne zgjedhje jane zyrtarizuar ne 53,75 %.
Top Channel