
Kreu i delegacionit të Parlamentit Europian Eduart Kukan dhe ambasadori i
Bashkimit Europian në vendin tonë Ettore Sequi patën takime me krerë të
politikës shqiptare në këto orë që pritet me ankth rezultati i
zgjedhjeve parlamentare.
“Dy-tre herë Kryeministri Berisha më ka përsëritur që do ta pranojë rezultatin”, ishte përgjigjja e Kukan, pas interesimit të mediave. Zyrtari i lartë theksoi se me përjashtim të ngjarjes së Lacit, ku mbëti i vdekur një person dhe u plagosën dy të tjerë, zgjedhjen ishin normale, duke e cilësuar këtë një fillim të mirë për procesin.
“Shprehim shpresën tonë që edhe pjesa tjetër e procesit, numërimi dhe pranimi i rezultatit të jetë i tillë. Nëse procesi mbyllet me sukses, atëherë kjo është një fitore për Shqipërinë dhe besoj se do të jetë një shtysë e fortë për integrimin. Ne jemi gati t’ju japim mbështetje”, tha Kukan.
Top Channel